Ulet çmimi i grurit, arrin në nivelet e para luftës

22 Korrik 2022 | 15:37

Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta Rusi-Ukrainë nuk kishte nisur. Çmimet janë ulur pas marrëveshjes së arritur në Turqi për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë.

Një kg apo një ton grurë shitet sot në bursë me çmimin e muajit shkurt. Çmimi është përgjysmuar, teksa në Turqi është arritur një marrëveshje të vërtetë mes Moskës dhe Kievit për të zhbllokuar sasinë që Ukraina nuk ka mundur ta zhvendosë për shkak të luftës.

Të dy shtetet kanë pranuar të firmosin veçmas marrëveshjen në Turqi, për të hapur në këtë mënyrë rrugët e sigurta na Odesa dhe dy porte të tjera që kontrollohen nga Ukraina.

Me këtë pakt, 25 milionë tonë drithëra do të shkojnë në tregjet globale.

Ulja e çmimit të grurit, i cili u dyfishua në mars pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve të tjerë, të lidhura më të si mielli e buka, makaronat e ëmbëlsirat.

Zhbllokimi i rrugës tregtare në zonat e luftës është i rëndësishëm për tregun botëror, pasi Rusia dhe Ukraina prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që eksportohet rreth 60 milionë, nga 200 milionë tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026