Gjashtë të vdekur dhe mbi 500 të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri

29 Dhjetor 2020 | 15:36

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë qytetarë, ndërsa janë evidentuar 574 raste të reja.

Rastet e reja janë regjistruar pas kryerjes së 2662 testeve të dyshuara për Covid-19. Ministria thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ndërkohë në katër spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 janë në terapi intensive, nga të cilët pesë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383.

Në mesin e gjashtë viktimave të 24 orëve të fundit nga coronavirus është edhe mjeku Hiqmet Musta, i cili humbi jetën në moshën 73-vjeçare. 

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç”, sqaron ministria.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 1170 qytetarë, shifër kjo e lartë në krahasim me numrin e popullsisë dhe numrin e të prekurve. Qarku më i prekur në Shqipëri është Tirana, e cila aktualisht regjistron numrin më të lartë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat anticovid. Sipas saj, këto janë masa të thjeshta, por thelbësore për të evituar përhapjen e gjerë të pandemisë në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026