Ulje e numrit të turistëve në Mesdhe, ndikim temperaturat e larta

21 Korrik 2023 | 20:43

Mesdheu tashmë po sheh një ulje të numrit të turistëve këtë verë në krahasim me vitin e kaluar.

Vala e vazhdueshme e të nxehtit në të gjithë Evropën Jugore po e dëmton turizmin në Spanjë, pasi destinacionet e Europës veriore dalin si zëvendësues për vizitorët që synojnë të shmangin temperaturat e larta.

Situata po nxjerr në pah efektet e ndryshimeve klimatike në industrinë e turizmit, duke bërë që autoritetet e turizmit në vende si Spanja të ndërmarrin veprime.

Tradicionalisht, turistët zgjedhin Evropën Jugore për diellin dhe temperaturat e larta të saj, por në indeksin më të fundit të perceptimit të klimës, vizitorët në Greqi, Spanjë dhe Francë shprehën pakënaqësinë e tyre për shkak të vapës, e cila tejkaloi të gjitha pritshmëritë e tyre.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian të Udhëtimit (ETC), numri i njerëzve që pritet të udhëtojnë në rajonin e Mesdheut nga qershori deri në nëntor është ulur tashmë me 10% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë së fundmi numri i turistëve po rritet në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe Republikën Çeke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026