Ulsi Manja: PD ka votuar vetëm një nga ligjet e reformës në drejtësi, nga 2019 s’ka kontribut
Ulsi Manja, kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe kandidat për deputet i PS deklaroi gjatë emisionit “Rinvote” se Partia Demokratike ka miratuar vetëm një nga ligjet e rëndësishme të formës në drejtësi. Ai tha se nga shkurti i vitit 2019, nuk mund të flitet më për kontribut të opozitës në reformën në drejtësi pasi ajo i dogji mandatet.
Sipas z. Manja pa kontributin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe partneritetin e SHBA dhe BE, kjo reformë nuk do të ishte çuar përpara. Madje ia tha se PD në vitin 2017 bëri përpjekje për të penguar ngritjen e komisioneve të vetingut.
Aktivisti Mario Këputa i rikujtoi kandidatit të PS, se ndryshimet kushtetuese janë miratuar nga 140 deputetë, por z. Manja theksoi në këtë pikë se PD ka votuar vetëm për ligjin e ngritjes së SPAK ndërsa ligjet e tjera janë miratuar pa të.
“Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma e 30 këtyre viteve në Shqipëri. Është një reformë që e bën krenare PS në këto 8 vite qeverisje. PD ka votuar vetëm njërin nga ligjet në reformën në drejtësi që ishte ligji për SPAK. Nuk ka votuar ligjet kryesore përfshirë dhe ligjin për vetingun”, tha kandidati i PS për deputet.
Ulsi Manja tha se tashmë është ngritur e gjithë struktura e reformës së re në drejtësi ndërsa SPAK ka dhënë rezultatet e para dhe sipas tij kjo reformë tashmë nuk mund të ndalet më. Sipas z. Manja rezultat që presim nga SPAK janë në proces pasi mund të priten gjithçka në një kohë relativisht të shkurtër.
“Është ngritur e gjithë arkitektura e drejtësisë së re, askush nuk mund ta ndalojë drejtësinë e re. Vetingu është histori suksesi, kemi 360 vendime, 59% janë largime dhe vetëm 41% janë konfirmime. Ndërsa SPAK jemi sot në testimin e grupit të parë të BKH”, tha ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta