“Unë jam kryetari juaj” – Zbulohet çfarë i tha Vuçiç, Kurtit në Bruksel

9 Maj 2023 | 11:03

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se përmes rezolutave për Ukrainën në PE, Aleksandër Vuçiç kërkon të dërgojë mesazhe se po e respekton integritetin territorial të Ukrainës për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë.

Sipas tij, këto janë taktika që Vuçiç i përdor vazhdimisht dhe në çdo formë.

Sheholli zbuloi se edhe gjatë takimit mes kryeministrin Albin Kurti, Vuçiç e ka provokuar duke i thënë: Unë jam kryetari juaj.

“Vuçiç e di që republika e Kosovës është shpallur në 17 shkurt 2008 dhe kjo ka marrë fund. Përmes rezolutave në PE Vuçiç kërkon të dërgojë mesazhe se po e respektojmë integritetin territorial të Ukrainës për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë. Ai do të provojë në çdo formë, edhe në takimin  e fundit i ka thënë Kurtit: Unë jam kryetari juaj. Nuk mund ta ndalojmë fjalorin e tyre por me ëndrra nuk jetohet. BE dhe SHBA një ditë do t’ia tregojnë vendin Serbisë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026