UNESCO: Rrezikojnë të zhduken më shumë se 2500 gjuhë nga 6000 në të gjithë botën

21 Shkurt 2024 | 16:43

Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës, për të cilën janë organizuar aktivitete të ndryshme në institucionet publike.

Ministria e arsimit njoftoi se më 12 mars do të zhvillohet konkursi kombëtar i gjuhës për të gjitha shkollat 9-vjeçare.

21 shkurti është Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Synimi i saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Në analizat e UNESKO-S, thuhet se rrezikojnë të zhduken më shumë se 2500 gjuhë në të gjithë botën nga 6000 që fliten aktualisht. Deri më tani në 90 vite janë zhdukur më shumë se 200 gjuhë,  teksa më pak se 10 njerëz arrijnë të flasin 199 prej tyre. Një ndër shkaqet kryesore të zhdukjes së gjuhëve është dhe përzierja me disa gjuhe nga emigrantët.

Në vendin tonë, më 12 Mars do të Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, për të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug.

Qëllimi I konkursit është motivimi i fëmijëve për të zbuluar më shumë mbi gjuhën dhe letërsinë. Janë mbi 8 mijë nxënës të shkollave që do të bëhen pjesë. Konkursi do të jetë në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas më finalen e madhe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026