UNICEF: 2023 vit brutal për fëmijët, mbi 450 mln fëmijë jetojnë në zona konflikti
Raporti global i publikuar bën me dije se më shumë se 450 milionë fëmijët jetojnë ose kanë ikur nga zonat e konfliktit, duke përjetuar vuajtje të paimagjinueshme, ndërsa të drejtat e tyre u shkelën ose u mohuan.
9.3 milionë fëmijë u asistuan pas dëmtimeve të rënda.
Kequshqyerja ka prekur mbi 181 milionë fëmijë nën 5 vjeç, ndërsa 136 milionë fëmijë të moshës 5-10 vjeç janë mbipeshë apo obez.
Por kur flitet për vdekshmërinë foshnjore, raporti është optimist, pasi shkalla globale e vdekshmërisë nën 5 vjeç ka rënë me 51 % që nga viti 2000
Sa i takon Europës lindore dhe Azisë qendrore, ekspertët kanë vënë në dukje se më shumë se 20 milionë jetojnë në varfëri.
Familjet luftuan për të përballuar gjërat bazë, pasi kriza e kostos së jetesës vazhdoi.
Fëmijëve më të margjinalizuar u mungonte aksesi për arsim cilësor, strehim, ushqim dhe kujdes shëndetësor.
Pas një kthimi prapa në vaksinim gjatë pandemisë dhe një rritje e hezitimit ndaj vaksinave, mbi 600,000 fëmijë nuk u imunizuan kundër fruthit në vitin 2023, që çuan në shpërthime epidemike dhe 30-fishim të rasteve me fruth.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona