Universitetet mësim online, pedagogia Lili Sula: Jemi në gjendje kritike
Në lidhje me këtë vendim, Euronews Albania bisedoi me pedagogen Lili Sula, e cila u shpreh se procesi mësimor ndodhet në gjendje kritike duke thënë se metodat online nuk janë efikase.
Ajo tha se universitetet kanë kërkuar që në tetor të vitit të kaluar, që mësimi të zhvillohet në mënyrë të kombinuar.
“Edhe pse pandemia vijon, ne jemi në një gjendje kritike në lidhje me procesin mësimor. Ne që nga tetori kemi kërkuar që mësimi për studentët e Bachelor dhe master të jetë i alternuar, online dhe në universitet. Mësimi online ka defekte, pasi ndikojnë edhe tek cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Është një vendim i nxituar pasi duhet të ishte konsultuar me grupet e interesit”, tha ajo.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve iu drejtuan dje me një letër Mistrisë së Arsimit, të Shëndetësisë dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar vaksinimin e stafit akademik, me qëllim që t’i hapej rrugë mësimit me praninë fizike të studentëve në universitet.
Këtë kërkesë pedagogia Lili Sula e cilëson pozitive pasi thotë se ky hap shton shanset, që procesi mësimor në vend të rikthehet sa më parë në auditore.
“Mendoj se me vullnet shumë të mirë, unë do ta gjeja si një mënyrë zgjidhjeje, për të vijuar në semestrin e dytë për të vijuar mësimin në auditorë ose për të vijuar në formë të gërshetuar”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Manastirliu: Me COVAX dhe Pfizer do të vaksinojmë 800 mijë shqiptarë
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta