Universiteti i Tiranës dënon ashpër dhunën ndaj avokatit Mëngjesi: Të gjendet motivi
Universiteti i Tiranës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mbrojtësit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, UT kërkon nga organet ligjzbatuesje zbardhjen sa më parë të personave që dhunuan në mënyrë barbare pedagogun e Fakultetit të Drejtësisë.
Duke I uruar shërim sa më të shpejtë Mëngjesi, UT kërkon vënien para përgjegjësisë dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjeje kriminale.
“UT dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi!
Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.
Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit.
Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi”, thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë