Unpublished| Ekspertët: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri ka implikuar edhe politikën
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon se si me kalimin e viteve Shqipëria është kthyer në një nga shtetet kryesore si furnitore e bimës narkotike dhe implikim e politikës në këtë sipas ekpertëve.
Kultivimi i kanabis sativës në Shqipëri nuk është diçka e re, por që ka filluar që pas vitit ’97 kryesisht në zonat malore. Lazarati në Gjirokastër ka qenë një nga zonat më të nxehta për kultivimin e kanabis sativa. Në vitin 2014 policia ndërhyri në Lazarat duke asgjësuar bimët narkotike dhe duke mos lejuar më kultivimin e kësaj bime aty. Megjithatë ky operacion në Lazarat nuk ndaloi kultivimin e kanabis sativës në pjesën tjetër të territorit në Shqipëri nga grupet kriminale duke e bërë Shqipërinë furnitor kryesor të lëndës narkotike.
“Sigurisht që prapa tyre mendoj dhe besoj që ka një mbështetje, mbase politike apo edhe nga persona që pastrojnë paratë. Kjo pasi nuk mundet një fshatar i thjeshtë të marrë iniciativë dhe të kultivojë lëndë narkotike vetëm se ai është i varfër apo se do të pasurohet për një ditë, duke patur mbështetjen e një eksponenti të zonës,”- thotë Dilaver Smanaj ish drejtuesi policie për Unpublished në Euronews Albania.
Policia ndër vite e ka mohuar përfshirjen e politikës në kultivimin e hashashit, por sipas ish drejtuesit të policisë Dilaver Smanaj, Shqipëria është bërë furnitori kryesor i lëndës narkotike.
“Autoritetet italiane kanë dalë me një deklaratë që Shqipëria kohët e fundit është bërë furnitori kryesor i lëndës narkotike dhe kur them kohët e fundit e kam fjalën për muajt e fundit, që skafe të ndryshme janë kapur me lëndë narkotike në brigjet e italisë. Kjo nuk është rasti dhe mbase përkon edhe me kohën e fushatës elektorale, ku policia është e angazhuar me zgjedhjet. Krimi i organizuar dhe i frymëzuar nga politika realizon një trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike,” – shprehet Dilaver Smanaj ish drejtuesi policie për Unpublished në Euronews Albania.
Një ndikim të lartë në përfshirjen dhe të politikës në kultivimin dhe trafikim e bimës narkotike ka pasur dhe çmimi i lartë me të cilin shitet.
“Çmimet në vite të ndryshme kanë lëvizur në bazë të kërkesë – ofertës jo vetëm vendase, por edhe asaj Evropian e më gjerë. Çmimi varet edhe në bazë të cilësisë dhe vendit ku bëhet shkëmbimi. Vitin që shkoi ka variuar tek 1 mijë euro për kilogram,”- tregon Rezar Velmishi shef i Seksionit të Narkotikëve në DPPSH për Unpublished në Euronews Albania.
Kanabisi shqiptar kryesisht trafikohet në vendet e Bashkimit Evropian, por jo vetëm. Një treg i madh dhe i përshtatshëm për trafikantet është edhe ai i Turqisë. Në Turqi trafikantët praktikojnë biznesin e shkëmbimit, ku këmbejnë kanabisin me një tjetër lloj lënde narkotike, heroinën. Kanabisi i prodhuar në Shqipëri shkon edhe për tregun e vendeve të rajonit si Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia etj.
“Më së shumti hashashi kultivohet me qëllim trafikimin e tij. Tendencat janë të ndryshme, të vazhdueshme, jo vetëm me Italinë, por edhe me vende si Mali i Zi apo Greqia, Kosova, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Pra tregu nuk është vetëm Bashkimi Evropian, por aty ku këto grupe sigurojnë të ardhurat maksimale,” – thotë Rezar Velmishi shef i Seksionit të Narkotikëve në DPPSH për Unpublished në Euronews Albania.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta