Unpublished | Mashtruesit shqiptarë; teknikat që përdorin për t’iu futur në kurth
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon mënyrat e mashtrimit të shqiptarëve dhe si veprojnë ata për të mbërritur tek viktima.
Format e mashtrimit janë të shumta duke nisur nga fajdet dhe deri tek kompanitë fantazmë të call center.
Drejtuesit e Drejtorisë për Krimet Ekonomike deklarojnë se ky krim po merr përmasa alarmante.
“Kur kemi bërë analizën e veprave penale në 13 vitet e fundit mesatarisht shkon tek 550-560 raste mashtrimi në vit. Pra zë deri në 23-24% të të gjithë veprave penale të Krimit Ekonomik dhe Financiar,” – thotë drejtori për Krimet Ekonomike e Financiare në DPPSH Lutfi Minxhozi.
Teknikat e mashtrimit sot janë sofistikuar shumë, pasi ka hyrë në lojë pjesa e teknologjisë. Kompanitë fantazmë të regjistruar si call center vitet e fundit po mashtrojnë shumë individë.
“Vitet e fundit po mashtrohet nga kompanitë fantazmë të regjistruar si call center, që telefonojnë qytetarët klientë të bankës dhe ju paraqiten si punonjës të bursave e luajnë më llogaritë e tyre dhe ju krijojnë shifra fiktive, por shumëzojnë pasurinë e tyre në mënyre fiktive dhe jo sipas bankës. Këto vepra penale janë të vështira për t’u zbuluar sepse ndërthuret mashtrimi me veprat penale”, shprehet ish-drejtuesi i sektorit të Krimit Ekonomik në DVP Arjan Hoxha.
Një tjetër mënyrë që përdoret për mashtrim është tregu i këmbimit valutor (i njohur gjithashtu si FX ose Forex) është një treg global për shkëmbimin e monedhave kombëtare kundër njëri-tjetrit.
“Një formë mashtrimi në këtë treg, është regjistrimi për here të parë në sistemet tregtare Forex, ku të sugjerohet hyrja me një kuotë 300 euro, përmes së cilës përfiton 500 euro bonus, me kushtin që pa shpenzuar bonusin, ti nuk mund të tërheqësh paratë me të cilat u fute. Këtu është teknika e mashtrimit, pasi këto janë sisteme robotike të cilat më pas nuk të lejojnë më që ti të shpenzosh të gjithë bonusin, por vetëm të mbajnë në sistem me shifra fiktive”- thotë eksperti i Prokurimeve Publike Darti Malaj për Unpublished në Euronews Albania.
Sipas të dhënave zyrtare një pjesë të madhe të mashtrimeve shqiptarët e bëjnë duke shfrytëzuar skemën e tvsh-së. Avokati Indrit Sefa tregon se si ndodh mashtrimi duke shfrytëzuar TVSH-në.
“Specifikisht ne jemi duke mbrojtur një klient i cili akuzohet për krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në, e cila është vepër penale e parashikuar nga neni 144 A e kodit penal me pasoja të rënda. Në këtë mënyrë ka shumë kompani të cilat janë ngritur në mënyrë të menjëhershme dhe këtë e lehtëson edhe fakti që sot në QKB mund të regjistrohesh për 100 lek dhe mund të hapësh një kompani me të cilën mund të faturosh brenda një muaji 2-3 miliardë lek”, thotë avokati Indrit Sefa për Unpublished në Euronews Albania.
Në vendin tonë krijimi i firmave piramidale është mashtrimi më i madh, që çoi dhe në krizën ekonomike dhe politike të vitit ’97. Piramidat sollën dëm kolosal si për individët ashtu edhe për bizneset në vend.
Drejtori për Krimet Ekonomike e Financiar në DPPSH Lutfi Minxhozi tregon disa nga firmat piramidale që janë hetuar pasi kanë mashtruar popullin shqiptar.
“Unë në atë kohë kam qenë në hetim të këtyre firmave, sidomos të firmave “Populli”, “Xhaferri”, “Driza”. Kur është arrestuar pronari i fondacionit “Populli” është sekuestruar një dhomë e kuzhinë me para, janë dashur 4 ditë për ti numëruar. Këto para i janë kthyer 60% personave të mashtruar,”- shprehet drejtori për Krimet Ekonomike e Financiare në DPPSH Lutfi Minxhozi.
Këta mashtrues kanë disa karakteristika në personalitetin e tyre dhe psikologët theksojnë disa.
“Përgjithësisht individët që janë mashtrues patologjikë, janë shumë elokuentë, kanë një fjalor shumë të zhvilluar, kanë njohuri të përgjithshme, kanë aftësi që të bindin njerëzit, të krijojnë impakt tek të tjerët dhe janë shumë ekspresivë në mënyrën se si shprehin gjërat, përdorin gjestikulacionin”, thekson psikologia Lenida Halilaj
Këto karakteristika ka pasur edhe një ndër mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë Keidi Kote, i cili është dënuar në vitin 2000 për veprën penale të mashtrimit. Kote është konsideruar nga hetuesit shqiptarë si supermashtruesi. Ai u akuzua dhe dënua për vjedhjen përmes mashtrimit të 250 milionë lekëve nga depozita e një biznesmeni në një bankë të nivelit të dytë.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania