Unpublished | Rrëfimi i një tregtari, si më grabitën biznesin
Sipas të dhënave të policisë vitet e fundit më të përhapura janë vjedhjet e dyqaneve, lokaleve dhe bareve. Unpublished ju sjell rrëfimin e pronarit të një dyqani, që u grabit një vit më parë, në biznesin që mban gjithë peshën financiare të saj.
Ai tregon me detaj se si kishte ndodhur grabitja dhe se si falë alarmit nuk arritën që të vidhnin shumë mall.
“Ata hapin bravën gjysmë me kaçavidë dhe shkojnë shohin se mos ishte dikush te rruga. Sapo hapet dera e gjitha bie alarmi dhe tmerrohen. Ata hynë dhe shkojnë te sirtari për lekët. Pasi nuk hapën dot sirtarin shkojnë te paketat e cigares dhe marrin sa mundën në një thes. Gjatë largimit një pjesë e paketave i kishte rënë rrugës,”- rrëfen personazhi ynë për Unpublished në Euronews Albania.
Avokati Edvis Gorishti tregon për Unpublished si kategorizohen grabitjet.
“Kemi vjedhje ku synim është vetëm vënia në dorë e pasurisë. Forma më e rëndë e vjedhjes është ajo me dhunë, ku përveç vjedhjes shkatërrojnë biznesin ose mund të ketë dhunë fizike,”- thotë avokati Edvis Gorishti për Unpublished në Euronews Albania.
Vjedhja që i ndodhi personazhi tonë ishte me dhunë dhe kjo ka bërë që pas grabitjes të ndodhet në stres se biznesi i tij mund të vidhet sërish.
“Dëmi nuk ishte vlerë e madhe, pasi nga alarmi nuk kishin mundur të vidhnin shumë gjëra. Unë kam
pësuar më shumë dëm psikologjik, pasi jam në stres se mos ndodh sërish. Kamera i shoh gjatë gjithë
kohës nga celulari. Ne me këtë biznes mbahemi si familje,”- shprehet viktima e grabitjes për Unpublished në Euronews Albania.
Personazhi ynë tregon se në lagjen ku ai banon ka pasur dhe vjedhje të tjera, por autorët e që grabitën biznesin.
“Ka pasur dhe vjedhje të tjera në lagje, madje edhe në shtëpi, por jo të gjitha rastet janë kapur autorët. Autorët janë arrestuar dhe ishin të mitur, që kishin kryer dhe vjedhje të tjera,”- tregon pronari i dyqanit të vjedhur për Unpublished në Euronews Albania.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret