Ura e Zogut e harruar, në pritje të inxhinierëve për inspektimin e gjendjes

15 Prill 2022 | 17:09

Ura e Zogut prej vitesh është lënë në harresë nga institucionet. Euronews Albania ka qenë në Milot për të rrëfyer situatën e monumentit.

Njëra prej këmbëve të urës ka hyrë 2 metra në tokë.

Alarmi për degradimin e këtij monumenti, nuk lëvizi asnjë prej institucioneve tona të Kulturës, përfshirë Ministrinë, por aktivistët që merren me mbrojtjen e Urës, bënë që kërkesën ta dëgjonin të huajt. Një javë më parë Europa Nostra e futi në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara.

“Ata do të dërgojnë një grup inxhinierësh këtu. Do të hartojnë një plan inxhinierik se si duhet shpëtuar ky monument kulture dhe sigurisht që do të ndjekin gjithë hapat e nevojshme për të pasur një ndërhyrje,” – u shpreh aktivisti Elton Laska.

Në vitin 1927 përfundoi ndërtimi i urës me harqe ose siç njihet ndryshe Ura e Zogut, sepse kjo urë u ndërtua me urdhër të mbretit Zog për t’u lidhur me Shqipërinë e sipërme, me Shkodrën, Lezhën, dhe vende të tjera. Kjo vepër në atë kohë u konsiderua si një vepër monumetale, një nga urat më të veçanta të Ballkanit.

Vetë Mbreti Zog e ka ndjekur në terren ndërtimin e saj, por sot për të nuk kujdeset askush.

 “Për hir të vërtetës i jemi drejtuar me disa shkresa, pas herës së parë dhe nga të gjitha shkresat që na janë kthyer përgjigje, thonë që ne po ngremë një grup pune, po hartojmë mënyrën se si ndërhyhet, jo po presim verën jo po presim dimrin, por në fakt asgjë nuk është bërë. Të gjitha reagimet tona sa i takon institucioneve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër,” – tha Laska.

Ndaj Urës së Zogut nuk ka vetëm neglizhencë institucionale, por edhe vandalizmin nga individë të ndryshëm.

E megjithatë qytetarët e Kurbin po bëjnë gjithçka që të kthejnë vëmendjen e institucioneve te Ura e Zogut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026