Urdhëroi atentatin ndaj Sanxhaktarit, SPAK sekuestron pasuritë e Florenc Çapjas

23 Janar 2023 | 15:33

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Florenc Çapjas, i cili është vënë nën hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit ta ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Struktura antikorrupsion, me një vendimin e firmosur nga gjyqtarja Florjela Davidhi, në kuadër të ligjit “Antimafia”, ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit  dhe familjarëve të tij.

Pasuritë janë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip ‘Audi’.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Florenc Çapja, sipas të dhënave, strehohet në Dubai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026