Urdhri i Trump: Shtetet që ndalojnë padrejtësisht amerikanë, sponsore të terrorizmit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon shpalljen e shteteve që mbajnë padrejtësisht shtetas amerikanë si sponsore shtetërore të terrorizmit. Në këtë listë përmenden shtete si Irani, Afganistani, Rusia dhe Kina.
Zyrtarë të administratës amerikane thanë më 5 shtator se masat do të synojnë jo vetëm qeveritë që mbajnë padrejtësisht qytetarë amerikanë, por edhe praktikat e ashtuquajtura të “diplomacisë së pengjeve”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se asnjë shtet nuk do të dëshironte të përfundojë në këtë listë, duke paralajmëruar për pasoja të rënda.
Sipas administratës, sanksionet do të jenë të ngjashme me ato që vendosen ndaj organizatave të shpallura terroriste, duke përfshirë masa financiare dhe ndëshkime të tjera ndërkombëtare.
“Sot ndryshon gjithçka për regjimet që mendojnë se amerikanët mund të trajtohen si pengje,” tha një zyrtar i lartë, duke folur në kushte anonimiteti.
Presidenti Trump deklaroi se administrata e tij ka siguruar lirimin e 72 shtetasve amerikanë nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Afganistanin.
“Kemi nxjerrë shumë njerëz dhe do të vazhdojmë,” tha ai.
Sipas të dhënave të zyrtarëve amerikanë, aktualisht Rusia mban nëntë shtetas amerikanë, ndërsa Irani tetë.
Rusia është tashmë nën sanksione të gjera amerikane dhe evropiane për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa Irani është shpallur prej kohësh shtet sponsor i terrorizmit nga SHBA.
Organizatat që lobojnë për lirimin e amerikanëve të mbajtur si pengje apo të burgosur jashtë vendit e kanë mirëpritur këtë politikë të re, duke e cilësuar si një hap që rrit presionin mbi qeveritë përgjegjëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)