Urgjenca në pediatrinë e Elbasanit, shefja e repartit: Ka pasur 100 vizita në 24 orë

1 Gusht 2024 | 17:07

Mesatarisht 80 fëmije  çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë pediatrisë së Elbasan me shqetësime të tilla si temperaturë të lartë, diarre e të vjella.

Tashmë që temperaturat shënojmë ekstremet Shefja e Pediatrisë së Elbasanit, Irena Palloshi pohon se në 24 orë kryejnë deri në 100 vizita.

“Numri i fëmijeve që paraqiten ne spitalin e Elbasanit varjon nga 65 deri në 100 paraqitje ne çdo 24 orë, sidomos në fundjave ka më shumë paraqitje. Kryesisht vijnë fëmije me temperature shumë të larta, fëmije me të vjella me diarre por nuk mungojnë dhe fëmijë me afeksione të traktrit pulmunar.  Gjithmonë në verë ne rekomandojmë veshjen që të jetë sa më e lehtë me materiale të pambukta, nga ora 11 deri ne orën 5 mundësisht fëmijët të mos ekspozohen në diell.” –thotë pediatrja.

Mjekja u bën  apel qytetarëve të evitojnë daljet në oraret e pikut, të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë ushqime të freskëta.

“Një nga shkaqet e laringiteve keto ditë është djersitja shumë e madhe nga temperatura shumë e lartë, dhe futja në ambjente me ajer të kondicionuar. Pra diferenca e tenperaturës shumë e madhe.” –shton ajo.

Sipas mjekëve, në stinën e verës gjithashtu shtohen rastet e alergjive nga pickimet e insekteve të cilat nëse neglizhohen mund të shkaktojnë edhe pasoja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026