Urgjenca pediatrike në 4 poliklinika, mjekët: Ofrojmë të njëjtin shërbim 24 orësh
4 qendra shëndetësore, në kryeqytet po ofrojnë shërbim urgjence pediatrike, për banorët e zonave. Poliklinika numër 10 është një prej atyre që krahas shërbimit për patologji të ndryshme për banorët e njësisë numër 4, po ofron edhe shërbimin e urgjencës 24 orë për të vegjlit.
“Mesatarsisht 6-7 urgjenca, janë menaxhuar shumë mirë. Kryesisht këtu paraqiten me në gjendje febrile me temperaturë mbi 38 pas ekzaminimit mjekësor ka rezultuar si pjesë e virozave të stinës, që janë gastroenteritet.
Nga ana tjetër dhe pse në përqindje të ulët vijojnë virozat e rrugëve të sipërme respiratorë”- tha Elda Spahiu, mjeke pediatre, qendra shëndetësore numër 10.
Duke qenë se temperaturat janë ende të larta, mjekët sugjerojnë që të bëhet kujdes, ndërsa apelojnë që të drejtohen tek mjeku i familjes në kohë që kanë problematika shëndetësore.
“Përgjatë muajit korrik në 4 urgjencat pediatrike të çelura në qendrat shëndetësore, në laprakë, kombinat, qendër dhe kinostudio mjekët kanë realizuar mbi 1000 vizita, duke shmangur kështu fluksin në shërbimin e urgjencës në Qendrën spitalore universitare nënë tereza”- tha Elda Spahiu, mjeke pediatre.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori