Urgjencat kimike e nukleare, Shqipëria pajiset me mjete për të reaguar në aksidente

20 Mars 2024 | 18:35

Shqipëria është gati t’u përgjigjet emergjencave të vecanta siç janë ato kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.

Ekspertët e Bashkimit Europian dhe qëndrës së ekselencës kanë trajnuar tashmë disa nga stafet, ndërsa urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet për të reaguar në çdo situatë.

“Ky projekt na garatoi 220 mijë euro bazë materiale, të gjitha uniformat për të hyrë në zona të ndryshme, një tendë dekonataminimi në rast të një aksidenti kimik ose biologjik, të cilat janë të domosdoshme për ndërhyrjen e menjëhershme në vendngjarje”, tha Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Për ekspertët, fuqizimi i kësaj strukture nuk do të thotë përgatitje për luftë.

“Unë nuk mendoj se ne presim, katastrofa nukleare kimike apo biologjike, por historia njerëzore ka treguar se ato ndodhin dhe gjëja e rëndësishme është që ne të jemi të përgatitur jo vetëm në përgjigje, por të kemi dhe një rrjet që të identifikojmë shpejt kur ndodhin dhe të parandalojmë numrin e rasteve dhe përhapjen e tyre”, tha Mark Salter, ekspert i Qendrës së Ekselencës në BE.

“Përsa i përket këtyre lloj emergjencave, është një sektor që se kemi patur në këtë nivel, kemi gjithmonë idenë se kur ndodhin, ndodhin në luftra, po sa magazinime lëndësh kimike kemi, sa transporte kemi sa prodhues kemi të cilat në çdo hallkë mund të shkaktojnë aksidente të tilla për dëmtimin e qytetarëve”, tha Brataj.

Trajnimi i parë që po zhvillohet në kryqytet ka mbledhur stafe nga spitalet rajonale, Instituti i Shëndetit Publik, Zjarrfikësja, ndërsa janë bashkuar dhe dy delegacione nga Mali i Zi dhe Bosnjë Herecegovina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026