Urgjencat në terrene të vështira, Brataj: Marrëveshje me Shoqatën e Alpinistëve 

17 Maj 2024 | 16:20

Turizmi malor po tërheq gjithmonë edhe më shumë të huaj në vendin tonë. Teksa eksplorojnë zonat e thella dhe të virgjra të natyrës shqiptare, jo në pak raste ka pasur edhe aksidente.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se me shtimin e vizitorëve në këto zona janë shtuar dhe aksidentet, të cilat shpesh janë të vështira për t’i menaxhuar.

Për të përmirësuar shërbimin shëndetësor dhe për të reaguar më shpejt në rastet e aksidenteve në male apo kanione, Urgjenca Kombëtare shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me shoqatën e alpinistëve shqiptarë dhe kërkim-shpëtimin.

Po ashtu, ekipet e Urgjencës Kombëtare tashmë janë pajisur edhe barela të veçanta që do të mundësojnë transportin e personave të aksidentuar nga ajri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026