‘Uria vret sa plumbi’, personat me aftësi ndryshe protestë për çmimet

14 Mars 2022 | 07:55

Ndonëse janë me aftësi ndryshe, kjo gjë nuk i ka penguar të protestojnë përpara Kryeministrisë. Ditë pas dite i janë bashkuar protestës së organizuar kundër rritjes së çmimeve.

“Kam protestuar për çmimet, për karburantin për çdo gjë, për mënyrën e jetesës që kemi sot. Duhet të hedhin sytë edhe nga shtresa jonë”, u shpreh një prej tyre.

Përveç probleme që ata kanë për shkak të aftësive të kufizuara, tashmë një problem tjetër i shtuar është edhe rritja e çmimeve. Edi Pjetërnikaj me aftësi ndryshe ngre zërin për rritjen e çmimeve, pasi për të është e papërballueshme.

“Është me të vërtetë një fazë e tmerrshme me çmimet ku kanë arritur. Të sigurohet një paketë për shtresat në nevojë. Ukraina vuan nga plumbat, por ne vuajmë nga uria. Vret edhe uria sa plumbi”, tha ai.

Me anë të kësaj proteste ata kërkojnë që të dëgjohet jo vetëm zëri i tyre, por i gjithë qytetarëve.

Gjergj Çuni ka udhëtuar nga qyteti i Shkodrës për të protestuar kundër rritjes së çmimit, pasi për familjen e tij është e papërballueshme.

Që prej vitit 2018 i është ndërprerë pensioni i invaliditetit duke e rënduar akoma dhe më shumë gjendjen e tij ekonomike.
Edhe pas përfundimit të protestës ata vazhduan marshimin përgjatë bulevardit në mbështetje të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026