Urimet e shqiptarëve në botë për festën e Krishtlindjes
Shqiptarët që jetojnë nëpër botë kanë uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Krisel Kote, mjek në Gjermani, Endrin Dedja, në Romë dhe Edmond Guri në Greqi treguan festat bëhen në vendet ku jetojnë dhe ushqimet që nuk mungojnë në tryezat e tyre.
“Gëzuar Krishtlindje. Unë ndodhem në Dortmund, mblidhemi të gjithë te vëllai im. Me datë 24 bëjmë darkën tonë. Zakonisht bëjmë ushqime të Gjermanisë. Mishin e patës e kemi pasur që në Shqipëri”- tha Kote.
“Ndodhem në sheshin “Shën Pjetër”. Ka shumë njerëz që po vijnë për të dëgjuar bekimin e Papa Françeskut. Më datë 25 kaneë vizitat siç bëjmë ne për Vit të Ri. Përdoren thjerzat shumë, dhe nuk mungojnë ëmbëlsirat. Nuk ka drekë pa makarona dhe pa panetone”- theksoi Endrin Dedja
“Gëzuar Krishtlindjet, uroj që me lindjen e Krishtit të lind dhe shpresa te kushdo. Pati një vrull dhe një dëshirë të madhe për të festuar familjarisht. Në këto ditë festash spikat dëshira për të festuar shqip. Ajo që na mungon më shumë është atdheu dhe familjarët. Nuk i kishim pranë as këtë vit në tryezë”- u shpreh Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë