Uruçi: Të krijohet shtab pune për zhvillimet në Kosovë, kush po i krijon tensionet
Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë.
Në lidhje me këtë organizuesi i protestës Dashamir Uruçi, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se këto zhvillime përcaktohen nga marrëdhëniet e politikës.
Ai tha se duhet të ngrihet një shtab pune nga ana qeverive për zhvillimet në Kosovë.
“Të gjithë janë të shqetësuar për këtë situatë dhe ne morëm nismën për organizimin e kësaj proteste. Këto zhvillime përcaktohen nga marrëdhëniet e politikës. Kjo është një protestë qytetare. Kjo protestë denoncon politikat agresive të Serbisë në territorin e Kosovës. Ne këtu japim jo vetëm mendimet tona por të një organizate që po nis rrugëtimin drejt një organizimi të Kuvendit Kombëtar.
Në këtë situatë nuk mjafton vetëm deklarimet, mendoj se duhet të ngrihet një shtab i veçantë pune për zhvillimet në Kosovë. Një shtab pune mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës. Duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtar. Duhet të zbërthehet e vërteta në Kosovë. Nuk është qeveria shqiptare që i krijon tensionet, atje është qeveria e Serbisë që krijon tensione.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima