“Ushqehemi çdo ditë, jo njëherë në vit”, pensionistët në protestë: S’mendojnë për ne
Në një tjetër protestë përpara Kryeministrisë, pensionsitët kanë kërkuar rritjen e pensioneve si dhe një vëmendje më të shtuar nga institucionet kundrejt tyre. Ata kanë kërkuar rritjen e minimunit jetik, si dhe rritjen e pensionit minimalja e rrogës bazë.
“15-108 mijë lekë, nuk më dalin as për bukë thatë dhe ilaçet i kërkoj dikujt ose fëmijës që të mi marri. Jemi shumë keq, unë e dua të përhershëm bonusin, nuk është ndonjë sakrificë e madhe që po bëjnë”,-tha pensionisti
Me pankartat me mbishkrime “Pensionistët nuk kërkojnë bonuse, por pensione dinjitoze”, “Punuam gjithë jetën, përsëri bosh e kemi kuletën”, “Hiqni dorë nga korrupsioni, të rritet pensioni”, pensionistët kërkuan “pensione dinjitoze dhe miratimin e një minimumi jetik”.
“Në 2-3 protesta kam ardhur, unë për vetë kam punuar, po shkon 70 vjeç, 13 mijë lekë pension vështirë. po të mos kisha fëmijët do isha në Tufinë”,-tha pensionisti.
“Kërkojmë të jetojnë si të gjithë të tjerët, keni ndërtuar Shqipërinë, për ne pensionistët nuk mendoi kush. Zonja merr 180 mijë lekë ilaçe, për tension dhe diabet, nuk jetojmë dot në këtë formë”.
Jemi dhe të moshuar nuk mund të vijmë dot, por me zëmër dhe mend këtu jemi. Unë 100 mijë e kam pensionin më nxori 40 vjeçe, më prishi punë. Për ibret, ata mendojnë se ne hamë 1 herë në vit, por harxhojmë përditë, ilaçe, bukë të gjitha. i dha 150 mijë lekë çfarë janë.
Më 27 nëntor Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, miratoi bonusin e fundvitit për pensionistët. Fondi për bonusin për pensionistët është 100 milionë euro, ndërkohë bonuset janë rreth 150 euro dhe 100 euro, sipas kategorisë së pensioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë