Ushtarët ukrainas po japin jetën për të shmangur një katastrofë bërthamore
Luftimet kanë shpërthyer në Çernobil ndërsa ushtarët rusë përpiqen të arrijnë ish-centralin bërthamor, ka thënë presidenti i Ukrainës.
Ushtarët ukrainas po japin jetën e tyre për të shmangur përsëritjen e katastrofës bërthamore të vitit 1986, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin centralin e Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, tha ai.
Russian occupation forces are trying to seize the #Chornobyl_NPP. Our defenders are giving their lives so that the tragedy of 1986 will not be repeated. Reported this to @SwedishPM. This is a declaration of war against the whole of Europe.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022
Pak minuta më parë, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Gerashchenko njoftoi se luftimet ishin duke u zhvilluar pranë depove të mbetjeve bërthamore të Çernobilit, ku forcat ruse hynë nga Bjellorusia.
“Trupat e pushtuesit kanë hyrë në zonën e termocentralit të Çernobilit nga Bjellorusia. Anëtarët e Gardës Kombëtare që mbrojnë depon po bëjnë rezistencë të ashpër”, njoftoi Gerashchenko.
“Nëse depoja do të shkatërrohej nga sulmet e artilerisë nga kundërshtari, pluhuri radioaktiv do të mbulonte Ukrainën, Bjellorusinë dhe vendet e BE-së”, shtoi ai.
Kreu i ushtrive ukrainase tregoi më parë se katër raketa balistike ishin lëshuar nga Bjellorusia në drejtimin jug-perëndim.
Centrali ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në prill të vitit 1986, kur një reaktor bërthamor shpërtheu dhe mbetje radioaktive u përhapën në të gjithë Evropën. Vendi shtrihet 130 kilometra në veri të kryeqytetit të Kievit.
Vetëm 187 njerëz jetojnë zyrtarisht brenda zonës 30 kilometra rreth termocentralit, e njohur si Zona e Përjashtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 18:18 Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare