“Ushtria e Kosovës pa bukë”, përplasje në Kuvend, opozita akuzon Kurtin

14 Tetor 2024 | 16:57

Kuvendi i Kosovës thirri seancë të jashtëzakonshme përsëri, por këtë herë temë diskutimi ishte problemi me furnizimin me ushqim të ushtarëve të Kosovës. Edhe kjo seance u bojkotua nga deputetet e pushtetit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Mospjesëmarrja u bë e ditur përmes një konference për media.

 “Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga partitë opozitare është vazhdimësi e një serie dezinformatash që synon tash e sa ditë ta keqinformojë qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim për të dobësuar rolin e Forcës se Sigurisë së Kosovës”,-tha Enver Dugolli,  deputet i VV.

Ndersa kolegu i tij, Mefail Bajqinovci fajësoi kompaninë që për vite me radhë kishte ofruar shërbim për FSK.

 “Ministria e Mbrojtjes nuk i kanë dhënë kontratën kompanisë ‘Beni Dona’ kompani e cila për më shumë se 15 vite ka krijuar monopol në këtë ministri. Nga tenderët për ushqim vetëm nga ministria e Mbrojtjes kjo kompani ka fituar me miliona e miliona euro. Së dyti ministria e Mbrojtjes nuk ka shpallur tender, por me tenderin e fundit ka shpallur kontratë emergjente pasi që me 30 shtator i ka skaduar kompanisë ‘Beni Dona’ të cilën kontratë kjo kompani e kishte në mënyrë emergjente për katër vjet radhazi”,-tha Mefail Bajqinovci, deputet i VV.

Opozita megjithatë vijoi seancën duke kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar.

 “E vërteta është se asnjë ushtarë se ka lënë uniformën për shkak të ushqimit apo bashkimit familjar, trillime që janë thënë në media. Janë një mori shkaqesh demotivuese tjera, siç pagat dhe kushtet jodinjitoze, manipulimet me gradime jomeritore, trajnimet jashtë vendit po ashtu me manipulime, pastaj puna jashtë orarit, moskompensimi, mungesa e transportit dhe të tjera”,-tha Hisen Berisha, deputet i PDK

Kjo situatë e krijuar sipas Anton Qunit të LDK-së është cënim i sigurisë kombëtare.

 “Mungesa e transparencës në procesin e tenderimit, kontraktikimi i kompanive të pa kualifikuara dhe dështimi për të ndjekur standarde ndërkombëtare janë një dështim flagrant për të respektuar këto detyrime dhe janë cenim i sigurisë kombëtare”,-tha Anton Quni, deputet i LDK.

Ramush Haradinaj i AAK-së përsëriti qëndrimin e tij së Kurti punon për Serbinë.

 “I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëcka tjetër, tash i la edhe pa bukë”,-tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK.

Në foltore dolën edhe shumë deputetë të tjerë të opozitës, duke radhitur akuzat e kritikat në adresë të qeverisë. Në fund të debatit është parashikuar miratimi i një rezolute që kërkon zgjidhjen sa më të shpejt të këtij problemi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026