Ushtria ruse pësoi humbjet më të mëdha ndër dekada, thotë Zelensky

12 Mars 2022 | 12:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re të shtunën ku deklaron se ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha në vite.

Sipas presidentit, janë shkatërruar 31 batalione taktike.

Shtetet e Bashkuara raportojnë se numri i ushtarëve rus të vrarë në beteja është rreth 5-6 mijë.

Zelensky kërkoi dhe lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili pretendohet se është rrëmbyer nga forcat ruse.

Ai tha gjithashtu se Ukraina po punon me Bashkimin Europian për të shpejtuar hapat drejt anëtarësimit në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024