Ushtroi dhunë ndaj prindërve dhe i kanosi për jetën, shpallet në kërkim 34-vjeçari

5 Maj 2023 | 19:20

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur për jetë.

Sipas policisë, shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.

Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:  1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.  Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026