Ushtronin prostitucion në lokale dhe hotel, arrestohen pronarët e moshuar në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar këtë të mërkurë 4 pronarët e 2 lokaleve dhe një hoteli në Fier, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e veprimtarisë së prostitucionit.
Policia ka bllokuar gjithashtu 3 ambientet të ciëlt përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm.
Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për shtetasit:
-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;
-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”;
-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, huhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s