Uzuni: Objektivi i Kombëtares është kualifikimi në Europian dhe Ligën e Kombeve
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka folur në një konferencë për mediat në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, ku u ndal te objektivat e ekipit, trajneri i ri dhe situata e tij në merkato.
Uzuni theksoi se objektivi i Kombëtares mbetet kualifikimi në turnetë madhorë dhe rezultatet pozitive në Ligën e Kombeve.
“Kur luan për ekipin Kombëtar ke qëllime, sepse luan për kombin. Ne duam të dalim të parët në Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi në Europian. Këto janë qëllimet që na shtyjnë përpara. Nëse një lojtar nuk ka uri apo dëshirë për të luajtur në Europian ose për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar”, deklaroi Uzuni.
Duke folur për trajnerin e ri, ai u shpreh se stili i tij mund ta bëjë skuadrën më ofensive, duke shtuar se pret që sulmuesit të shënojnë më shumë gola në këtë cikël të ri.
“Me trajnerin e ri mund të luajmë më ofensiv dhe dëshira është të shënoj shumë gola. Trajnerët e tij të mëparshëm kanë pasur sulmues që kanë shënuar shumë dhe shpresoj të ndodhë edhe me ne”, tha ai.
Uzuni u ndal edhe te situata e tij me klubin Austin FC, duke konfirmuar se është nën kontratë, ndërsa pranoi se në janar ka pasur një ofertë të rëndësishme që nuk u finalizua.
“Kam kontratë me Austin. Kam pasur një ofertë shumë të mirë në janar, por në momentet e fundit marrëveshja u prish për shkak të situatës së klubit”, u shpreh sulmuesi.
Në të njëjtën konferencë foli edhe mesfushori Juljan Shehu, i cili theksoi se roli i tij në fushë do të varet nga vendimet e trajnerit të ri, por rëndësi ka vetëm dhënia e maksimumit në fanellën kuqezi.
“Mendoj se çdo trajner ka idetë e veta sa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë. Nuk e di nëse do të jem më përpara apo në të njëjtin pozicion, por e rëndësishme është që sa herë të jem në fushë me Kombëtaren të jap maksimumin dhe më të mirën për ekipin. Nuk e di saktësisht ku do të jem, pasi trajneri ka idetë e veta për lojën. Do të bëj maksimumin, pavarësisht nëse do të jem përpara apo më mbrapa. Çdo trajner dëshiron ta ndërtojë ekipin në bazë të ideve që ka. Mund të ketë ndryshime dhe është normale, sidomos kur trajneri është i ri. Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne, sa i përket vazhdimësisë që do të kemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Do të bëjmë maksimumin për të ndërtuar identitetin tonë me trajnerin e ri”, tha Shehu.
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Tiranë, ndërsa trajneri i ri pritet të drejtojë për herë të parë skuadrën në miqësoren ndaj Izraelit më 3 qershor në “Air Albania”, e ndjekur nga ndeshja kundër Luksemburgut më 6 qershor.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet