Vaji rritet me të paktën 70 lekë, të moshuarit ankohen për çmimet
Vetëm në 3 ditët e fundit, çmimi i vajit është rritur me të paktën 70 lekë. Nga 300 lekë që ishte në fundjavë vaji që njihet si me cilësor tashmë shitet 370 lekë.
Ne kryem një vëzhgim në disa nga marketet dhe rezulton që vaji të jetë produkti me rritjen më të madhe.
Ndërkohë nëse e krahasojmë me muajin janar kjo rritje është akoma më e madhe, pasi në fillim të vitit, 1 litër vaj kushtonte mesatarisht 230 lekë.
Rritja e çmimit është reflektuar edhe në produktet e shportës si miell, makarona, oriz dhe sheqer, me një shtesë prej 20 deri në 40 lekë.
Në disa markete nuk afishohen çmimet, për ketë arsye.Për shkak të kërkesës së shtuar në disa subjekte tregtare kanë vendosur limit të sasisë që mund të blejë një klient.
Ndërkohë qytetarët, veçanërisht pensionistët shprehen se kjo situatë u ka rënduar xhepin.
“Kush nuk e ka ndjerë nëna? Të gjithë e kanë ndjerë? Me një pension 170 mijë si e përballojmë”, u shpreh një e moshuar.
“E ndjejmë shumë rritjen e çmimeve. Madje edhe kur blemë bukën mendohemi”, tha një tjetër.
Qytetarët befasohen çdo ditë kur ndeshin çmime të ndryshuara.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten