“Vajza me karafil”, aktorët e rinj në Gjirokastër vendosin në skenë dramën
Aktorët e rinj në Gjirokastër kanë vendosur në skenën e teatrit ” Zihni Sako” dramën e titulluar “Vajza me karafil”.
Kjo dramë trajton problematika të jetës rinore bazuar mbi motivin e dashurisë. Artdashësit duartrokitën interpretimin e të rinjve.
“Është një tematikë e vjetër për ditët e sotme moderne por që ju rikthehemi përsëri këtyre temave sepse janë domethënëse, duam të mbjellim dashurinë, paqen, tolerancën mirëkuptimin edhe në kohë të vështira siç ishin kohët e luftës prej nga e mori subjektin kjo melodramë”, Oderina Ndreu, regjisore.
Të rinjtë disa prej të cilëve ngjiteshin për herë të parë në skenën e teatrit shprehën emocionet dhe dëshirën për të vazhduar profesionin e bukur të aktorit.
“Emocionet ishin vërtet të mëdha, kjo ishte një shfaqje e disajtë për mua por që emocionet janë gjithmonë e më të mëdha, një pjesë tepër e bukur më pëlqeu shumë dhe do të doja që të vazhdonim gjithmonë me këto pjesë”, tha një prej të intervistuarve.
“Unë ja dola që të bëj një shfaqje për të rritur, është emocion shumë i madh në fillim që themi që nuk do ta bëjmë por që unë e realizova ëndërrën time dhe e përjetova atë emocion shumë bukur edhe uroj që në të ardhmen çdo nxënës, çdo person që do të bëhet aktor të ketë vullnetin që ta realizojë ëndrrën e tij”, tha një vajzë.
Përgjatë këtij viti në skenën e teatrit të Gjirokastrës janë vendosur disa shfaqje duke përfshirë edhe ato për fëmijë dhe të rinj, të cilat janë ndjekuf me interes nga publiku.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë