Vajzës 13-vjeçe i gjendet drogë në një shkollë në Durrës

13 Dhjetor 2022 | 12:56

Në një nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit një vajzë 13 vjeçe është kapur me lëndë narkotike.

Burime nga brenda shkollës tregojnë se e mitura është kapur me një sasi të vogël lënde narkotike në bankën e shkollës, teksa po e kalonte te shoku i saj i klasës.

Gjithçka ka ndodhur në orën e mësimit, ku rasti është konstatuar nga mësuesja, e cila më pas ka lajmëruar edhe forcat e policisë.

Këta të fundit e konfirmojnë ngjarjen e rëndë, por për shkak të rrethanave të ngjarjes, që e bëjnë atë delikate prej moshës së dy minorenëve tregohen hermetikë në dhënien e detajeve.

Policia nuk jep detaje të tjera për këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026