Vakancat në Kushtetuese, Apeli rrëzon padinë e Shaqir Hasanajt

10 Dhjetor 2020 | 10:03

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë të pandryshuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara për në Kushtetuese të kandidatit Shaqir Hasanaj.

Apeli rrëzoi padinë e Hasanajt ku kërkohej shfyqizimi i vendimit që i ndaloi atij kandidimin. Kjo është hera e trete që Apeli lë në fuqi vendimet e KED, për nxjerrjen nga gara të Hasanajt.

Gjykata Kushtetuese ka deri tani katër anëtarë nga nëntë gjithsej. Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë anëtare vetëm katër zonjat, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që pesë vendet e tjera mbeten vakante.

Në vakancën e radhës, KED ka kualifikuar deri më sot tre kandidatë që plotësonin kriteret, Sonila Bejtjën, Aleksandër Tomën dhe Altin Binajn, ndërkohë që të hënën Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë Zhaklina Peton.

Theksojmë se funksionaliteti i Gjykatës Kushtueses është një nga kushtet që Shqipëria të nisë negociatat me Bashkimin Europian. 

Lexoni gjithashtu:

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED përjashton nga gara 4 kandidatë të tjerë

 

 
 
 
 
 
 
 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026