Vaksina anti-COVID, mjeku Kucani: Skepticizmi është fare i panevojshëm, duhet vaksinuar deri në 60% e popullsisë

26 Nëntor 2020 | 07:04

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku shqiptar në Austri, Arben Kucani foli rreth situatës së pandemisë që mbetët në shifra shqetësuese por sipas tij gjendja po shkon drejt normalizimit.

Ai tregoi se kapacitetet spitalore në Vjenë janë në gjendjen e duhur dhe se dhomat reanimatore kanë hapësira për të pritur pacientë të tjerë që infektohen nga COVID-19.

Mjeku përmendi gjithashtu testimin masiv, gjë që ishte marrë si model nga Sllovakia dhe ishte diçka shumë e mirë që do të jepte rezultate pozitive sa i takon gjurmimit të rasteve të reja.

Sipas mjekut Kucani, testi është lajm i shkëlqyer për situatën në të cilën gjendet bota dhe kolapsin që po kalon.

“Ne si personel mjekësor, bashkë me shtëpitë e pensionistëve dhe personelin që punon atje jemi në plan për ta marrë të parët vaksinën dhe mendoj që është një lajm fantastik sepse në një farë mënyre po na jep një shpresë që ka zgjidhje për këtë pandemi,” – u shpreh Arben Kucani.

Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse teoritë konspirative për vaksinën do ta pengonin mjekun të bënte vaksinën ai tregoi se skepticizmi ndaj vaksinës nuk është asgjë e re por sidoqoftë ai do të vaksinohej.

“Unë kam vite që bëj vaksinën kundër gripit dhe vetëm 8% e popullatës në Austri e bën këtë,” – tregoi Kucani.

Ndër të tjera ai e justifikoi skepticizmin me efektet e lehta anësore që ndonjëherë vaksinat japin dhe që të duket sikur sëmuresh por në fakt ai është reagimi i organizmit kur merr antitrupa.

Kucani theksoi se është detyrë e organizatave të shëndetësisë që të informojnë njerëzit për të mirën që sjell vaksinimi pasi nëse nuk vaksinohet 50-60% e popullsisë kjo pandemi nuk do të mund të largohet.

 

Lexoni gjithashtu:         

 Anticovid, Von der Leyen: Vaksinimi mund të nisë përpara mbarimit të dhjetorit

Mjeku shqiptar në Athinë: Pandemia ka hyrë në fazë të panjohur, ruhuni deri sa të dalë vaksina

Spanja fillon shpërndarjen e vaksinave në janar, prioritet infermierët dhe të moshuarit

                                                                                                                                                                          

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026