Vaksina e parë në botë kundër gonorresë nis aplikimin në Mbretërinë e Bashkuar

4 Gusht 2025 | 19:22

Vaksinat kundër gonorresë do të jenë gjerësisht të disponueshme nga e hëna në klinikat e shëndetit seksual në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në një përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të infeksioneve.

Vaksinat do t’u ofrohen së pari atyre që janë në rrezik më të lartë – kryesisht burrave gej dhe biseksualë që kanë një histori me partnerë të shumtë seksualë ose infeksione seksualisht të transmetueshme, shkruan BBC.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli thotë se ky zbatim është i pari në botë dhe parashikojnë se mund të parandalojë deri në 100,000 raste, duke i kursyer potencialisht NHS-së pothuajse 8 milionë paund gjatë dekadës së ardhshme.

Fondacioni Terrence Higgins, i cili bëri fushatë për futjen e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, i tha BBC-së se kjo ishte “një fitore e madhe” për shëndetin seksual.

Gonorrea është një infeksion bakterial që transmetohet përmes seksit të pambrojtur.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje, sekrecione të pazakonta, inflamacion të organeve gjenitale dhe infertilitet, por në disa raste mund të mos ketë fare simptoma.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) thotë se kjo mund të shmanget me përdorimin e duhur të prezervativëve dhe duke pranuar vaksinën nëse ofrohet.

Mjekët po shqetësohen gjithnjë e më shumë për numrin e infeksioneve dhe shpresojnë që vaksina, e cila është 30-40% efektive, do të ndihmojë gjithashtu në ngadalësimin e numrit në rritje të rasteve rezistente ndaj antibiotikëve.

Vaksina, e njohur si 4CMenB, është projektuar për parandalimin e meningjitit B tek foshnjat, por bakteret që shkaktojnë dy sëmundjet janë aq të lidhura ngushtë saqë vaksina është efektive edhe kundër gonorresë.

Në vitin 2023 pati më shumë se 85,000 raste të gonorresë – më e larta që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave pothuajse 100 vjet më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026