Vaksina kundër kancerit, Serbia merr ndihmë nga Rusia
Pas Rusisë, Serbia mund të bëhet vendi i parë në të cilin pacientët do të marrin një vaksinë të personalizuar kundër sëmundjeve onkologjike, bëri me dije ministri serb, përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Nenad Popoviç.
Vaksina kundër kancerit ka qenë në zhvillim në Rusi prej vitesh dhe ka kaluar nëpër të gjitha fazat e testimit në kafshë, ku sipas ministrit serb, ka arritur sukses 100%.
Ministria ruse e Shëndetësisë pritet të miratojë përdorimin e saj tek pacientët në javët në vijim. Javën e kaluar, një delegacion i lartë i Federatës Ruse vizitoi Serbinë, të pritur nga presidenti Vuçiç.
Vaksina aktualisht është menduar për të trajtuar melanomën dhe lloje të caktuara të kancerit të mushkërive, por variante po zhvillohen edhe për forma të tjera të kancerit. Është një terapi e personalizuar që krijohet individualisht për secilin pacient, bazuar në profilin e tyre gjenetik.
Sipas akademikëve, vaksina ka treguar rezultate të jashtëzakonshme edhe tek pacientët në faza të avancuara të sëmundjes, përfshirë edhe me metastaza.
Sipas marrëveshjes midis presidentëve Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç, Serbia do të jetë ndër vendet e para që do të angazhohet në përdorimin e kësaj terapie.
“Qëllimi ynë është që shumica e diagnostikimeve të kryhen në Serbi, dhe që vetë vaksina të mbërrijë nga Rusia nëpërmjet transportit të ftohtë, siç ishte rasti gjatë pandemisë Covid”, tha Popoviç, duke shtuar se deri në fund të vitit 2026 vaksina mund të prodhohet edhe në Serbi.
Sipas deklaratave zyrtare, disa vaksina të ndryshme kundër kancerit janë duke u zhvilluar aktualisht në Rusi. Këto vaksina funksionojnë duke dhënë udhëzime gjenetike në trup, duke i thënë trupit të prodhojë proteina specifike.
Pasi të prodhohen këto proteina, sistemi imunitar përgjigjet dhe krijon antitrupa, të cilët e përgatitin trupin për të luftuar patogjenin e vërtetë, shpjegojnë ekspertët. Kjo qasje u aplikua në vitin 2020 në vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna kundër Covid-19.
Por, siç shpjegon nje ekspert nga Harvardit, zhvillimi i vaksinave kundër kancerit është shumë më kompleks sesa zhvillimi i vaksinave kundër Covid, për shkak të diversitetit dhe kompleksitetit të qelizave kancerogjene.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre