Vaksinim masiv edhe në Korçë, të hënën doza e dytë për personelin shëndetësor dhe arsimor
Ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Korçës.
Sipas drejtorit të kësaj njësie, Mikel Llogori, ditën e parë të këtij vaksinimi masiv do të kryhen 400 vaksina ndërkohë që vaksinimi do të shtrihet në 19 qendra shëndetësore që nga zonat më të thella malore deri tek ato të fushës.
“Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Korçës. Ka filluar vaksinimi për moshën e tretë duke nisur nga mosha 90+ dhe 80+ dhe duke ardhur me rendin zbritës. Pwr ditwn e sotme kemi menduar 400 vanksinime, ndërkohë ka vazhduar plani i shpërndarjes në të gjitha qendrat për të pasur një shtrirje dhe një vaksinim sa më të gjerë”, tha ai.
Ditën e sotme janë vaksinuar të moshës +80 dhe +90 por në këtë proces që në ditën e parë janë përfshirë edhe mosha të tjera.
“Sot do të përdoret “Sinovac”. Është vaksinë, e cila ka ardhur nga ISHP,. Vaksinat janë të martuara dhe do vazhdohet me planin e vaksinimit sipas udhëzimeve. Vaksina kemi për të gjithë, sipas planit të shpërndarjes dhe grup-moshave me të cilat i kemi nxjerrë prej kohësh”, tha ai.
Nga dita e hënë bëjnë me dije burime zyrtare, procesi i vaksinimit do të vijojë me dozën e dytë me personelin shëndetësor dhe atë arsimor.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta