Vaksinimi masiv, të moshuarit mbi 75 vjeç marrin dozën e parë të “Sinovac”
Sheshi “Skënderbej” ishte i mbushur mëngjesin e kësaj të diele me të moshuar që të vendosur në radhë, prisnin të bënin vaksinën anti-covid “Sinovac”.
Për pjesën më të madhe të tyre, fillimi i vaksinimit masiv është një lajm i shumëpritur dhe nuk kanë hezituar për ta marrë dozën e parë, edhe pse shume prej tyre shprehen se e kanë kaluar një herë virusin.
Sakaq, Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor gjatë një prononcimi për mediet shpjegoi se si do të kryhet procesi i vaksinimit masiv, duke nisur që nga njoftimi nga mjeku i familjes e deri të marrja e dozës.
“Në qendrat shëndetësore po vaksinohen grup-moshat plus 80. Të gjithë mjekët e familjes janë në komunikim me të moshuarit dhe të moshuarit kanë kontaktuar mjekun e familjes dhe nëse janë në këtë grup-moshë njoftohen në fasha orare, për të ardhur në sheshin Skënderbeu. Ka një orë të caktuar, mjekët e familjes i kanë njoftuar të gjithë pacientët për fashën orare. Vaksinimi do të vijojë deri në orën 17:00. E njëjta gjë do të funksionojë edhe në rrethe”, Mirela Cami, drejtuese e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor
Vaksinimi masiv i moshave mbi 75 vjeç do të do të vijojë sipas planit kombëtar, në të gjithë vendin në qendrat e vaksinimit në çdo qytet dhe për moshat mbi 85 vjeç në qendrat shëndetësore të çdo njësie.
Aktualisht në Shqipëri janë vaksinuar 64,075 dhe në përdorim janë 4 lloje vaksinash, “Pfizer”, “Astra Zeneca”, “Sputnik” dhe “Sinovac”.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta