Vaksinimi në Shqipëri, Manastirliu: Mësuesit përfundojnë dozën e parë, mjekët dhe infermierët të dytën

5 Prill 2021 | 15:07

Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve me dozat e para në të gjithë vendin, si dhe i mjekëve dhe infermierëve me dozat e dyta. Kështu ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë nga Pogradeci, ndërsa tha se në ditët në vijim pritet të nisë vaksinimi për të sëmurët kronikë plus 60 vjeç.

“Sot do të arrijmë 200 mijë vaksinime, dhe do të vijojmë të përmbyllim efektivët e policisë, ndërkohë që përgatitemi të ulim fashën në plus 65 dhe 60 me të sëmurët kronikë”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Deri më tani në Shqipëri kanë hyrë rreth 280 mijë vaksina. Gjatë kësaj jave sipas Kryeministrit Rama priten të vijnë edhe doza të tjera.

“Është një proces që nuk do të ndalet. Jemi duke ecur me ritme shumë të larta, falë një organizimi shumë efikas, patjetër edhe koordinimit shumë të mirë që bëhet nga Ministra e Shëndetësisë. Po ashtu edhe aplikimet online për vaksinim në portalin e-Albania po funksionojnë. Absolutisht askush nuk do të mbetet pa vaksinuar. Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash që japin mundësinë të vazhdojmë të vaksinohemi vazhdimisht, duke garantuar se sapo vjen afati i dozës së dytë, vaksinat janë në dispozicion”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Deri më tani janë vaksinuar mbi 190 mijë qytetarë, mes tyre të moshuar, personel shëndetësor, arsimtarë, gazetarë dhe operatorë si dhe efektivë policie.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026