Van Horn shpërndan mesazhin e rëndësishëm: 25 % e prodhimit vendas është nga kompanitë amerikane

26 Shkurt 2026 | 16:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh zyrtar këtë të enjte mbi rolin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri lidhur me ekonominë shqiptare dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit diplomatikë amerikanë.

Në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasada e SHBA në Tiranë, theksohet pesha që ka Dhoma Amerikane në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duket një foto ku e ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane Nancy Van Horn është mbledhur me disa drejtues të kompanive dhe përfaqësues të Dhomës Amerikane.

Statusi i plotë:

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri.”

Përmes këtij mesazhi, Ambasada nënvizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë te nxitja e investimeve dhe rritja e eksporteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026