“VanHorn shkoi për mbështetje”, Karamuço tregon çfarë po ndodh në SPAK gjatë verës

15 Korrik 2025 | 22:31

I ftuar në studion e “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u pyet edhe në lidhje me punën e SPAK-ut, duke qenë se jemi në muajt e verës, nëse prokurorët po bëjnë pushime apo janë në detyrë.

Moderatorja Erla Mehilli e pyeti: Çfarë po ndodh me SPAK-un dhe a është në një moment pushimesh, duke qenë se jemi në mes të periudhës verore?

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Karamuço tha se sigurisht që SPAK po punon dhe kanë edhe ata hetimet e veta dhe detyrat, por që publiku pret gjithmonë “goditje big”, por “big” – tha ai – “janë tre-katër gjithsej te ne, por nëse ata nuk goditen, nuk do të thotë që SPAK është nul.”

Karamuço tha se SPAK-u punon dhe ka shumë çështje dhe nuk mund të thuhet se nuk punohet, vetëm sepse publiku i përqendron pritshmëritë në punën e SPAK-ut te goditjet ndaj politikanëve të rangut të lartë.

“Sigurisht që ka edhe zhvillime, por jo ato zhvillimet që jemi mësuar. Ne jemi mësuar që SPAK-u të godasë: ose këtë, ose këtë, ose atë. Tre-katër emra kemi ne. Po nuk u goditën ata, çdo gjë tjetër që bën SPAK-u duket si nul. Por jo, sigurisht që kanë edhe ata proceset e tyre. Verës e ulin pak atë tempin, ritmin, por më shumë e kanë në shtator dhe tetor. Pra, shtatori dhe tetori janë muaj ankthi për politikanët – kështu ka ndodhur ciklikisht: shtator, tetor, shkurt… dhe pastaj përsëri shtator por do shohim.”

Karamuço solli në vëmëndje edhe vizitën e të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, ku tha se vizita e saj tregon mbështetje dhe në rastin konkret e lidhi me operacionin e fundit të SPAK-ut për goditjen e një grupi që dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine.

“Shiko, edhe e dërguara me punë e ambasadës së SHBA-së që vajti në SPAK, ndër rreshta në një farë mënyre e tha se për çfarë kishte vajtur dhe çfarë do të ndodhte më pas, sepse ishin disa grupe të lidhura me kartelet, dhe të nesërmen u bë ai operacioni i madh ndaj një grupi të lidhur me Amerikën Latine, me dërgesa të mëdha droge. Këta shkojnë e japin mesazhe për mbështetje,” – tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026