“Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës”, e zbulon eksperti Karamuço

15 Korrik 2025 | 21:16

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit Matrix do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar.

Karamuço u shpreh se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë në dritë edhe fati i Ervis Martinajt, se çfarë ka ndodhur me të, nëse është vrarë dhe zhdukur apo ka humbur gjurmët me dëshirën e tij.

Ai e përforcoi këtë qëndrim duke thënë se persona të afërt me Martinajn ose të dyshuar që mund të kenë pasur dorë ose angazhim në një rrëmbim apo zhdukje të tij, kanë përdorur aplikacionin e komunikimeve Matrix.

“Zbardhja e komunikimeve të Matrix do të jetë një avantazh i madh pasi dhe Nuredin Dumani ka thënë që komunikonin edhe me Matrix. Mendoj se do të zbardhen shumë ngjarje që janë të pazbardhura dhe që sot po hetohen nga policia. Disa janë të pezulluara. Mund të zbardhet fati i Ervis Martinajt, fati i Talo Çelës, sepse mendohet që mund të kenë të njëjtin fat. Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix. Kjo shton avantazhet dhe premisat që të zbulojmë këtë rast dhe gjithashtu edhe rastin e Talo Çelës. Edhe ai mendohet se është arratisur ose është vrarë dhe zhdukur. Kemi edhe një rast të një personi nga jugu që është zhdukur në Tiranë dhe nuk po gjendet. Po kërkohet nga policia. Këto ngjarje, sigurisht, nëse nuk i zbulon kur ndodhin, edhe pse mund të kesh dyshime, këto lloj aplikacionesh i zbardhin plotësisht. Dhe ky është një fat i madh që kemi, nëse kanë ngelur gjurmë nëpër servera,” – tha Karamuço.

Ai tregoi edhe më shumë detaje për aplikacionin Matrix dhe sa mesazhe janë kapur: “Nga 33 gjuhët e deduktuara në këtë sistem, edhe gjuha shqipe ka vendin e saj. Po dalin tani ato që kam thënë më parë dhe disa më vunë në dyshim deklaratat e mija për sistemin Matrix.

“Matrix ishte i koduar, i kriptuar, nuk identifikoheshe, nuk kishte ndërhyrës të jashtëm. Kishte 40 serverë në shtete të ndryshme. Janë kapur gjithsej 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, ku njëra ndër to është edhe gjuha shqipe. Unë e thashë këtë dhe më thanë: ‘Jo, s’e ke të saktë’, ‘Po ja, si po dalin gjërat’. Njerëzit duhet të durojnë dhe jo t’i thonë një profesori ‘nuk e di ti’. Është e rëndë. Dhe ja, tani po dalin”. Ka një gjë pozitive. Pas Sky dhe EncroChat, që datojnë deri në mars të 2021-it, tani vjen Matrix, që është i 2024-ës. Na hapet një perspektivë e madhe për të parë ngjarje, fenomene dhe grupe kriminale që kemi pasur gjatë këtyre viteve. Kishim një pjesë që nuk e identifikonim dot, përveç ndonjë të penduari diku. Por tani kemi ngjarje të mirëfillta, të shkruara, ashtu siç ndodhi me Sky dhe Encro”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026