Vapa shton problemet me zemrën, kardiologia: Janë rritur me 15% infarktet

28 Qershor 2024 | 16:44

Ndryshimet klimatike të dekadës së fundit, po na bëjnë të përjetojmë temperatura ekstremisht të larta.

Mjekët kardiologë japin alarmin se në këto kushte pacientët me probleme kardiake janë më të rriskuar. Në një intervistë për Euronews Albania, kardiologia Manjola Lika, bën me dije se kur temperaturat rriten edhe të sëmurët shtohen.

“Në temperaturat e larta shënojmë një rritje të eventeve kardiovaskulare, siç është infarkti i miokardit, shikojmë që ka një rritje të një shpeshtësie mbi 15% të eventeve krahasuar me momentet e tjera kur temperaturat shënojnë temperatura më konstante gjatë vitit”, thotë mjekja.

Dalja në orët e pikut është rekomandimi kryesor, por ajo që kardiologët kërkojnë të bëhet kujdes tek personat që vuajnë nga zemra, është mjekimi.

“Pacientët kardiakë në periudhën e vapës duhet të bëjnë kujdes me medikamentet, duke rregulluar dozën e tyre, ku një medikament i rëndësishëm janë shkarkuesit që duhen rregulluar në dozën e duhur për të mos dhënë dehidrim tek këta pacientë”, shprehet ajo.

Infarktet në bregdet janë një tjetër problem. Mjekët thonë se ato ndikohen nga ndryshimi ekstrem i temperaturës së trupit, nga nxehtësia në ujin e ftohtë, ndaj ata rekomandojnë që askush pas qëndrimit për disa orë në diell të mos futet menjëherë në det.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026