“Shita shtëpinë për kokainë”- Historia e të rinjve që hoqën dorë nga droga
Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të drogës. Kryesisht janë të rinj të moshave nga 18 deri në 35 vjeç që e nisin konsumimin e drogërave të ndryshme, fillimisht për kapriço, e më pas kthehen në përdorues të varur.
Një histori e tillë vjen nga Pogradeci, ku 2 të rinj tregojnë se si përfunduan në konsumues të drogërave, fillimisht të lehta, e më pas të varur plotësisht nga kokaina.
“Nga shoqëria. Nga marrëdhëniet e punës. Duhani, hashashi, alkooli, e përfundova në kokaina. Pa kuptuar fillova të bëhem vartës, një pjesë e madhe e ndikimit ishte shoqëria dhe mos të treguarit, mbajtja e fshehtë e çdo gjëje. Shumë vështirë, ke probleme me veten, vetëkontrolli, prish marrëdhënie pune, private, prish familjen. Është shkatërruese për familjarët tanë”-theksoi Xhoi.
“Me shoqërinë, ndanim cigare hashash, kishim kuriozitet, a do bëhesh me i forte. Ne si çuna kemi qejf të dukemi para çdokujt, para gocave, të dukemi gangestera. Deri tek kokaina, kam shitur edhe një shtëpi për kokainë. Ka bërë dëme të mëdha kolosale”- u shpreh Stivi.
Por këta dy të rinj, arritën të gjenin forcën brenda vetes për ti thënë stop konsumit të drogës. Tashmë pas një periudhe rehabilitimi disa mujore, ata I bëjnë thirrje të gjithë perdoruesve të drogës që të heqin dorë sa nuk është vonë.
“Dua të inkurajoj gjithsecilin që mos mbani asgjë, flisni gjërat. Diskutojini me familjarët. Mos rrini me njerëz që u japin drogë. Çdo familjari, çdo personi që është vartës të kuptojë se ka shpresë. Kur më sheh mua 6 muaj të lirë nga varësitë, ka shpresë”-nënvizoi Xhoi.
“Mos gënjehen nga personazhet, rrjetet sociale të fenë gënjejnë, tik toku, mos gënjehen pas drogës. Të Merren me gjëra të shëndetshme, shkollën, unë kisha 20 vite pa hapur një libër, për një vit kam lexuar 30 libra”-theksoi mes tjerash ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein