Varësia nga remitancat, vijnë gjysmë miliardë euro për 6 muaj

11 Shtator 2024 | 13:22

Familjet shqiptare po marrin më shumë para nga të afërmit e tyre në emigrim. Vetëm në pjesën e parë të vitit, vlera e remitancave ishte 510 mln euro, duke shënuar rekord për dy dekadat e fundit.

Paratë që kanë dërguar emigrantët për të afërmit në Shqipëri, në gjysmën e parë të vitit 2024, arritën në 510 mln euro. Kjo shumë është 14% më e  lartë se dërgesat e vitit të kaluar dhe që nga viti 2008, kur Banka Qendrore raporton, këtë vit shënojnë rekord historik. Të dhënat tregojnë se varësia që kanë familjet shqiptare, vecanërisht ato në zonat periferike e rurale, mbetet e lartë, dhe nga ana tjetër ndikim në rritje ka dhënë edhe zgjerimi i diasporës shqiptare.

Pas pandemisë, emigracioni shënoi një kulm të ri, ku kërkesat për azil u rritën, pjesa më e madhe për në Britanië e Madhe.

Krahas largimeve drejt vendeve tradicionale si Italia e Greqia këtë dekadë qytetarë nga Shqipëria ka marrë edhe Franca e Gjermania, vende këto që regjistrojnë rritje të dërgimit të parave drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se vlera mestare e remitancave cdo vit është rreth 1 mld euro, shumë kjo e cila përbën rreth 7% të prodhimit të brendshëm bruto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026