Varhelyi: Autorët e sulmit në Kosovë të sillen para drejtësisë, ja qëndrimi i BE

6 Tetor 2023 | 14:12

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga Serbia që autorët e sulmit terrorist të 24 shatorit në Kosovë, të dalin përpara drejtësisë.

Gjatë konferencës për shtyp nga Tirana, në përfundim të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varheleyi bëri thirrje për rikthimin në dialog.

Ai nënvizoi se qëndrimi i BE-së është i qartë, se palët duhet të vijojnë dialogun dhe të implementojnë marrrëveshjet e firomsura në Ohër.

“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”- tha Varhelyi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026