Vazhdon beteja në Kharkiv, Kievi pretendon se ka rimarrë disa territore
Rusia po dërgon trupa në rajonin e Kharkiv pasi kundërofensiva ukrainase në zonë ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme.
Presidenti Zelensky përshëndeti përparimin e arritur.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar dhe kanë vënë nën kontroll më shumë se 30 vendbanime në Kharkiv. Në disa fshatra të rajonit, kontrollet e sigurisë janë duke vazhduar. Ne gradualisht po marrim kontrollin e zonave të reja. Po kthejmë flamurin ukrainas dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë kudo” u shpreh presidenti ukrainas.
Disa nga këto lokalitete ishin pushtuar që nga fillimi i luftës dhe reagimi i menjëhershëm i pushtuesve rusë ishte që të gjuanin raketa në zonat civile të Kharkiv, duke plagosur të paktën 14 njerëz, përfshirë fëmijë.
Ekziston gjithashtu frika se sulmet ruse në termocentralin Zaporizhzhia do të çojnë përfundimisht në një aksident.
Bombardimet kanë shkaktuar një ndërprerje të plotë në Enerhodar dhe kanë rrezikuar funksionimin e sigurisë së termocentralit bërthamor pranë Zaporizhia.
“Tani ekziston një shans i vogël që të rikthehet energjia jashtë vendit. Luftimet janë duke vënë në rrezik operatorët dhe familjet e tyre dhe kjo ka rritur ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor”, u shpreh drejtori i përgjithshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike
Rafael Grossi ka bërë thirrje për krijimin e një zone sigurie të izoluar nga lufta për të parandaluar një aksident dhe ka ofruar ndihmën e agjencisë së tij në realizimin e këtij plani.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak