Vazhdon të jetë e rënduar situatë me energjine elektrike në juglindje të vendit

26 Shtator 2023 | 09:10

Grupe të shumta pune te OSSHE kanë punuar për orë të tëra për të përmirësuar situatën e cila për shkak të reshjeve të shumta të stuhisë që ka përfshirë 24 orët e fundit pjesën më të madhe të fshatrave të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor, shtrirja e madhe e linjave dhe defektet e shumta e bëjnë të vështirë rikthimin e energjisë elektrike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 8 fshatra të njësisë administrative Gorë, Proptisht, Strelcë, Velçan, Selcë, Mesmal, Babjen, Marjanë, Dolanec e Mjaltas vazhdojnë të jenë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike prej më shumë se 24 orësh janë dhe 4 fshatra të njësisë administrative Dardhas në Pogradec si dhe 3 fshatra në njësinë administrative Moglicë vazhdojnë të jenë në terr.

Gjatë këtyre orëve pa energji elektrike janë fshatrat e njësive administrative Bulgarec dhe Voskopojë, 3 fshatra të thellë të njësisë administrative të Vithkuqit, fshatrat e njësisë administrative të Novoselë në Kolonjë.

Gjatë orëve të fundit për shkak të erërave të forta dhe shkarkimeve atmosferike ka pasur ndërprerje të kontrolluara nga operatori i shpërndarjes, kryesisht në zonën e fushës së Korçës dhe Devollit.

Gjithmonë kur ka reshje të shoqëruara me erëra të forta në zonat malore të juglindjes së vendit, bëjnë me dije pranë njësive administrative, ka situata të tilla për shkak të linjave të amortizuara dhe shumë të gjata.

Për 6 orë në orët e pasdites së një dite me pare ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në 17 fshatra të bashkisë së Kolonjës dhe fshatra malore të Korçës për shkak të shkarkimeve elektrike në nënstacionit e Mollasit duke e nxjerrë jashtë përdorimit këtë nënstacion.

Kanë qenë punojësit e OSSHE ata që kanë vendosur në kohë rekord një transformator tjetër duke rikthyer energjinë elektrike.

Reshjet e shumta kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe jo vetëm në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve në zonat malore, të njësive administrative Pogradec, Lozhan e Moglice të bashkisë Maliq si dhe fshatra të tjere të bashkisë së Kolonjës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026