Vdekja e 26-vjeçarit në Komisariat, familjarët akuza spitalit e policisë
E ëma e 26-vjeçarit që humbi jetën tek Komisariatin i Kamzës pretendon se nuk ia ka vënë i biri zjarrin komisariatit, ndryshe nga rezultatet e hetimeve të policisë.
Familjaret pretendojnë po ashtu se 26-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri, “pasi nuk ka pasur asnjë djegie në trup”.
E ëma tregoi për emisionin Sot në Euronews Albania, se i biri vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Mirëpo në spitalin psikiatrik në Tiranë, nuk kanë pranuar ta trajtojnë për më shumë se pak javë.
“Ka 6 vite që e dërgoj djalin te spitali psikiatrik dhe ata më thonë se nuk është për këtu”, thotë e ëma.
Për këtë, e ëma thotë se ka bërë kërkesë për ta dërguar në spitalin e burgut, por rruga e vetme që kjo të ndodhte ka qenë denoncimi.
Ajo thotë thotë se problemet e shëndetit mendor, të birit i janë shkaktuar nga konsumimi i drogës.
Arben Mici humbi jetën nga asfiksia në komisariatin e Kamzës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vetë ai i vendosi flakën qelisë me çakmak.
Ai është denoncuar shpesh herë për dhunë në familje, herën e fundit nga e ëma që çoi në ndalimin e tij.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare