Vdekja e 29-vjeçares 2 ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali

1 Shkurt 2023 | 13:16

Materniteti Koç Glozheni ka reaguar në lidhje me rastin e 29-vjeçares e cila ndërroi jetë dy ditë pas daljes nga spitali ku lindi fëmijën.

Në reagim theksohet se 30-vjeçarja u shtrua në materniet më datë 28 janar dhe nuk kishte referuar asnjë patologji shoqëruese.

Sipas spitalit, e reja ka dalë me dëshirën e saj nga materniteti pas 48-orësh dhe është rikthyer më pas me dobësi trupore, të cilave nuk i mbijetoi dot edhe pas futjes në terapi intensive.

Në lidhje me shkaqet e vdekjes, spitali Koço Glozheni thotë se pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

REAGIMI

“Koco Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026